fbpx

Skuadra e Majami Hit u kualfikua në finalen e madhe të NBA-s, pasi që mundi Boston Seltikun me 4-2 në fitore, në finale e Konferencës Lindore. Në sfidën e 6-të të finales në Lindje, Majami shënoi fitore me rezultat 125 – 113 dhe hapi rrugën drejt finales së madhe, ku i pret skuadra e Los Anxhelos Lejkersit.

am Adebajo ishte më i dalluar te skuadra e Majamit me 32 pikë të shënuara, ndërsa te Bostoni më preciz ishte Xhejson Tatum me 24 pikë. Ndërkohë trajneri i Majamit, Erik Spoelstra, regjistroi fitoren e 82 në plej off, me çka u bë trajneri i 8-të në NBA me më shumë fitore.

Shpërndaj me

Loading...