Novak Gjokoviq, planifikon zhvillimin e shumë turneve në Kroaci, Serbi, BeH dhe Malin e Zi, mirëpo kjo e fundit ka ndryshuar qëndrimin dhe tani në forcë është ndalesa për tenistin serb. Qeveria e Malit të Zi, aktualisht nuk lejon hyrje të qytetarëve nga Serbia dhe kjo mund të jetë një problem i madh për Gjokoviqin.

Ky i fundit ka nxiti edhe më shumë opinionin në Malin e Zi, me përkrahjen e dhënë për përfaqësuesit e kishës ortodokse të Serbisë në Malin e Zi. Andaj kjo mund të jetë edhe një arsye shtesë për anulimin e turneut në Mal të Zi, që duhet të zhvillohet më 27 dhe 28 qershor.

Në këto turneu janë ftuar të paraqiten tenistët e mirënjohur si: Zverev, Tim, Dimitrov dhe Çiliç.

Shpërndaj me

Loading...