fbpx

Pasi u fotografua në New York duke u puthur me një vajzë misterioze, Maluma ka postuar në Instagram disa foto romantike në plazh duke konfirmuar se tashmë i ka hapur dyert një dashurie të re.

Në fotot shihni ‘pretty boy’ duke buzëqeshur dhe pranë tij mund të shihni këmbët e një vajze.

Përveç kësaj, vëmendje tërhoqi edhe fotoja e dytë ku shihet një zemër në rërë, një detaj që shton mundësitë e  nisjes së një romance.

Ndërsa identiteti i fatlumes që i ka vjedhur zemrën kolumbianit nuk dihet, ndjekësit e tij kanë shpërthyer në komente, duke aluduar se kush është vajza misterioze.

“A jam i vetmi që jam kurioz të di se e kujt është këmba?” “Kush dreqein e ka atë këmbë?” “Po me ato këmbë?” janë disa nga komentet që këngëtari ka marrë.

Sipas informacioneve të raportuara në mediat sociale, e dashura e re e Maluma mund të jetë Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së showbizit.

Kohët e fundit këngëtari kolumbian tërhoqi vëmendje me këngën e re “Hawaii”, një nga më të dëgjuarat këto kohë, pasi u aludua se kënga ishte dedikim për ish-të dashurën e tij, modelen Natalia Bariluch.

Kujtojmë që Maluma dhe Natalia jetuan një super romancë që e ndan edhe me ndjekësit në rrjetet sociale, por, dashuria mes tyre nuk zgjati përgjithmonë siç do të donin shumë prej nesh, pasi ata i dhanë fund lidhjes së tyre e pak muaj më vonë  u përfol se Natalia po dilte me futbollistin Neymar.

E gjithë kjo situatë u ndërlikua edhe më shumë pasi Neymar dhe shokët e ekipi të tij kënduan “Hawaii”, dhe pas kësaj, Maluma mbylli llogarinë e tij në Instagram, diçka që na futi në dyshime.

Pavarësisht nga të gjitha polemikat, Maluma tha se gëzon respekt për brazilianin dhe nuk kanë asnjë problem, teksa së fundmi na vërtetoi se kapitulli mes tij dhe Natalias është mbyllur.

Shpërndaj me

Loading...