fbpx

Mesfushori i talentuar spanjoll, Feran Torres, nga sezoni i ri do të vesh fanellën e skuadrës së Pep Guardiolas. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Man. Siti.  20 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Sitin, që e mban atë në ‘Etihad Stadium’ deri në vitin 2025.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Manchester City. Çdo lojtar dëshiron të jetë pjesë e skuadrave sulmuese dhe Manchester City është një nga skuadrat më sulmuese në botën e futbollit”, ka deklaruar Torres.

Spanjolli sezonin e kaluar te Valencia është paraqitur në 44 ndeshje.

Shpërndaj me

Loading...