Facebook ka zbuluar “industri lajmesh të rreme” në Maqedoni dhe Filipine që kanë përhapur dezinformata në lidhje me virusin korona Në faqet dhe grupet e rrjeteve sociale, kanë shkëmbyer linqe nga faqja e internetit “Lajme natyrale”, e cila konsiderohet një nga dezinformatorët më të mëdhenj për koronavirusin, por edhe shpërndarës i lajmeve të rrejshme për teknologjinë 5G dhe Bill Gates, njoftoi televizioni amerikan NBS News. Sipas kompanisë Facebook, përveç kësaj faqe, ata kanë shpërndarë përmbajtje edhe nga faqe tjera simotra të internetit për të pasur qasje më të gjerë.

Facebook për NBS News

“I kemi larguar këto faqe për shkak të abuzimit dhe sjelljes së papërshtatshme, e jo për përmbajtjet që postojnë. Ata mashtrojnë njerëzit për popullaritet të postimeve të tyre dhe mbështeten në “fermat të përmbajtjes” në Maqedoninë e Veriut dhe Filipinet”.

Kjo faqe ishte një nga promovuesit më të mëdhenj të videos ku thuhej se koronavirusi u lëshua si pjesë e një komploti qeveritar kompleks për të kontrolluar popullsinë përmes vaksinave, si dhe se vendosja e maskave mbrojtëse rrit rrezikun e infeksionit. Në tekstin e NBS gjithashtu thuhet se Facebook ka ndaluar faqen “Lajme Natyrale” edhe vitin e kaluar, pasi zbuluan manipulime, pas çka ka pasuar ndalesë për të gjithë përdoruesit për shpërndarjen e postimeve të saj.

Alsat

Shpërndaj me

Loading...