Pasi që më parë u anuluan garat kontinentale, shkak i pandemisë “Covid 19”, Federata Ndërkombëtare e Mundjes ka sjell vendimin për vazhdimin e aktiviteteve të saj, nga muaji shtator. Me ndryshimet e reja në kalendarin garues, Maqedonia do të jetë nikoqire e Kampionatin Evropian për junior nga 19 e deri më 25 tetor. Turneu ishte paraparë që të zhvillohet nga 30 qershor e deri më 5 korrik në Shkup.

Ndërkohë Federata Ndërkombëtare e Mundjes, vendosi që Kampionati Evropian për kadet të zhvillohet në Poloni nga 5 e deri më 11 tetor, ndërsa Botërori i seniorëve deri më 23 vjeç, të zhvillohet në Tampere të Finlandës , nga 23 e deri më 29 nëntor të vitit 2020.

Beogradi do të jetë nikoqir i Botërorit për junior dhe senior këtë vit, duke filluar prej 4 deri më 10 dhjetor dhe 12 e deri më 20 dhjetor.

Shpërndaj me

Loading...