fbpx

Reuters raportoi se shitjet e prezervativëve janë rritur në të gjithë Kinën pasi koronavirusi pati përhapjen më të madhe në të gjithë globin. Shitja e prezervativëve është shumë e lartë saqë aktualisht rënditet si një nga artikujt më të kërkuar dhe që blihen më së shumti nga faqet online në internet.

Kjo na çon në pyetjen tjetër: A mund të infektoheni me koronavirus nga seksi? Po nga puthjet?

Përgjigja e shkurtër është se ekspertët me të vërtetë nuk e dinë. “Ajo që ne dimë deri më tani është se COVID-19 është i pranishëm në sekrecione të frymëmarrjes,” shprehet Kristin Englund, MD, departamenti i sëmundjes infektive në Klinikën Cleveland. Sekretimet e frymëmarrjes përfshijnë pikat që dalin nga goja e një personi nga kollitja ose teshtitja. Për shkak se këto sekrecione nga një person i infektuar mund të shpërndajnë virusin, disa vende (si Franca) po ndalojnë njerëzit të përshëndesin njëri-tjetrin me një puthje në faqe, raportoi The Washington Post.

Por puthja me një partner, natyrisht, është shumë më intime sesa një takim miqësor me dike të afërm. “Edhe pse është normale të mendojmë se nëse puthim dikë të infektuar me COVID-19 infektohemi dhe ne, për një çift nuk kemi shumë detaje specifike”, thotë Dr. Englund. Ajo që ne dimë është se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se virusi mund të përhapet nga “kontakti i ngushtë” me dike. Nëse jeni duke u puthur apo duke bërë seks është normale, por nëse partneri juaj mbart virusin detyrimisht do infektoheni edhe ju.

A është koronavirusi i pranishëm në lëngje të tjera trupore si sekrecione vaginale apo spermë?

Kjo është gjithashtu e panjohur në këtë kohë, thotë Dr. Englund. “Ne me të vërtetë nuk mund të bëjmë asnjë deklaratë në lidhje me sigurinë [e aktivitetit seksual] kur nuk kemi asnjë të dhënë për të,” shpjegon ai.

Nëse jeni të shqetësuar për të qëndruar të shëndetshëm, atëherë ka kuptim të shmangni puthjet ose të afroheni fizikisht pranë partnerit i cili po tregon shenja të koronavirusit, të cilat përfshijnë simptoma të ngjashme me gripin, si kollitja, teshtitja dhe të keni ethe.

“Ne mendojmë se rreziku i transmetimit është më i madh kur njerëzit janë asimptomatikë,” thotë Dr. Englund. Nëse shqetësoheni që partneri mund të jetë bartës i koronavirusit, por nuk po tregon shenja, është më mirë të shtyni çdo seancë seksuale derisa të siguroheni për situatën shëndetësore të tij.

Shpërndaj me

Loading...