fbpx

Skuadra e Juventusit është në prag të arkëtimit të titullit të 9-të radhazi, kur kanë mbetur edhe 8 javë deri në fund të sezonit, pasi që ka 7 pikë epërsi ndaj Lacios në vendin e dytë. Mirëpo trajneri Sarri bën thirrje për përqendrim maksimal.

“Diferenca prej 7 pikësh na jep një farë sigurie, por nuk mund të jemi aspak të qetë, sepse në këto momente, me ndeshjet çdo tre ditë, edhe një gabim ekstremisht i vogël mund të kushtojë shtrenjtë”, u shpreh tekniku i bardhezinjve.

Tëmërkurën, Juventusi zbarkon në “San Siro” ku do të takohet me Milanin, që në sfidën e fundit mundi Lacion në transfertë.

“Milani na ka vënë gjithmonë në vështirësi gjatë këtij sezoni, ndaj ne duhet të bëjmë kujdes, sepse ata vinë me një motivim shumë të lartë. Do të kemi dy mungesa shumë të rëndësishme si De Ligt dhe Dibala, por edhe ata që do të luajnë, do të jenë në lartësinë e duhur për t’i zëvendësuar”, ka thënë mes tjerash Maurizio Sarri.

Sfida Milan – Juventus, do të zhvillohet më 7 korrik, në orën 21.45.

Shpërndaj me

Loading...