Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya, ka treguar se para se të lindte djalin, shkoi dhe u zbukurua në parukeri.

E ftuar këtë të diel në “E Diell” ajo u shpreh se minuta e fundit shtatzënë në fakt zgjati një orë në parukeri, ku u përgatit për të mirëpritur djalin e saj.

Kështu Maya kreu flokët, bëri makijazh dhe madje vuri dhe qerpikët “si fshesë”:

“Edhe pse ishte minuta e fundit, unë e bëra minutën e fundit një orë në parukeri për të mos ndjerë veten të shqetësuar se u shqetësova pak! Kreva flokët, vura qerpikët, leva fytyrën, jo shumë por mjaftueshëm. Unë e bëra në maternitet djalin por a ka gjë më të bukur sesa të shkosh për të lindur?”, u shpreh këngëtarja e pyetur nga gazetari.

Shpërndaj me

Loading...