fbpx

Londër- Mbretëresha Britanike Elizabeth i ka hequr zyrtarisht titullin e nderit Harvey Weinstein pas dënimit të tij për sulm seksual të një ish-ndihmëseje të produksionit dhe përdhunimit të një aktoreje.

“Mbretëresha ka kërkuar që emërimi i Harvey Weinstein si një Komandant Nderi i Divizionit Civil të Urdhrit më të Shkëlqyeshëm të Perandorisë Britanike, i datës 29 janar 2004, të anulohet”, thuhet në njoftimin zyrtar në Londër.

Weinstein, 68 vjeç, po vuan një burgim prej 23-vitesh në New York pas dënimit të tij më 24 shkurt. Ai ka apeluar dënimin.

Mbi 100 gra dolën publikisht në vitin 2017, përfshi disa aktore të famshme, që e akuzonin producentin për sulme seksuale.

Kjo krijoi lëvizjen #MeToo kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit, e cila u përhap në të gjithë botën.

 

 

Shpërndaj me

Loading...