fbpx

Mbrojtësi i majtë Antonio Paviç është futbollist i ri i Shkëndijës. Kroati 25 vjeçar firmos kontratë 1+1 vjeçare me “kuqezinjtë” dhe nga e hëna bashkohet me ekipin.

Ai në Tetovë vjen nga Zheljezniçari i Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa duke parë statisikat pritet të jetë vlerë e shtuar për krahun e majtë të repartit defanziv edhe pse paralel shquhet për karakteristika shumë pozitive në fazën sulmuese.

Mbrojtësi i majtë dy sezonet e fundit ishte pjesë e Zheljezniçarit në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa ka luajtur edhe me Koper-in në Slloveni, si dhe Istra 1961 dhe Osijek në Kroaci. Paviç bëhet përforcimi i katërt i Shkëndijës në këtë merkato, pasi paraprakisht me “kuqezinjtë” firmosën me Egzon Bejtullain, Ljupço Doriev dhe Bruno Dita.

Shpërndaj me

Loading...