fbpx

Çështja e superdiskutuar mes Loredanës dhe Petra Z. është mbyllur! Gazeta zvicerane “20 minuten” ka mësuar se zyra e prokurorit të Luzernit ka mbyllur çështjen, me kërkesë të të dyjave palëve, që kanë rënë dakord në një marrëveshje.

Avokati i Loredanës, Thomas Fingerhuth, është shprehur i lumtur që është arritur kjo marrëveshje dhe se tani Loredana – Petra kanë një marrëdhënie të mirë më njëra-tjetrën.

Sipas zyrës së prokurorit, Loredana mashtroi palën e dëmtuar duke u hequr si avokate dhe duke i marrë një shumë parash përmes kërcënimeve.

Në bazë të marrëveshjes që të dyja kanë arritur, reperja shqiptare i ka paguar gruas zvicerane rreth 400 mijë franga. “20 minuten” shkruan se Loredana i ka kërkuar edhe falje dhe ka marrë përgjegjësi të plotë për veprimet e saj.

Dëmshpërblimi që Loredana i ka dhënë Petra Z. ka qenë shumë më i madh se shuma që ajo i mori përmes mashtrimeve. Përveç saj, reperja ka paguar edhe të gjitha shpenzimet gjyqësore të zonjës Petra.

Loredana zbuloi para pak javësh se ajo i kishte dhënë fund të gjitha debateve me Petra Z. pasi postoi një foto, në të cilën shihej duke komunikuar me të në celular. “01.09.2020”, shkroi reperja, që do të thotë se në këtë datë ato kanë arritur marrëveshjen mes tyre.

Shpërndaj me

Loading...