fbpx

Ditën e djeshme, çifti shumë i ëmbël i showbiz-it shqiptar, Gjiko dhe Elita Rudi, konfirmuan zërat e pritjes së ëmbël.

Madje, Gjiko na tregoi edhe barkun e rrumbullakosur të partneres së tij, teksa shfaqeshin shumë të emocionuar në festën për zbulimin e gjinisë së bebushit.

Pas videove të gjata në Instastory që na mbajtën kuriozë të gjithëve, më në fund Gjiko dhe Elita zbuluan se do të bëhen me vajzë pas të voglit të tyre, Zërit.

Sapo ka zbuluar gjininë e foshnjës, Elita duket se “ka marrë situatën në dorë” dhe i ka vendosur disa rregulla për bashkëshortin dhe djalin e saj.

Ajo ka vendosur të bëjë një udhëtim vetëm mes vajzash dhe ka mbledhur mikeshat e saj më të mira, për të kaluar kohë mes femrash.

Në postimet e fundit në Instagram, moderatorja ka treguar se ka udhëtuar drejt Turqisë ku do të shijojë disa ditë relaksi, pas emocioneve të mëdha dhe super të bukura kur zbuloi gjininë e bebushit.

Epo, koha e vajzave ka ardhur dhe ne jemi të gjithë sy e veshë për të mësuar si do të shkojë shtatzënia e Elitës.

Shpërndaj me

Loading...