Prej kohësh, Vesa Luma ka ndarë momente të ndryshme nga jetesa e saj në Australi së bashku me djalin e vogël, Lian dhe bashkëshortin, Big Basta. Së fundmi këngëtarja ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve duke treguar gjithashtu se e ka marrë shumë malli për vendin e saj.

Megjithatë fjalia që ka tërhequr vëmendjen ka qenë përgjigja e Vesës ndaj një fansi i cili e ka pyetur se kur do të sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

“A do më falni nëse provoj tregun e huaj? Si thoni?”, ka shkruar Luma krah postimit në ‘Instastory’.

Me siguri kjo përgjigje i ka befasuar ndjekësit të cilët janë mjaft kuriozë se çfarë do të sjellë Vesa për tregun ndërkombëtar tanimë.

Shpërndaj me

Loading...