fbpx

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më IN të momentit që gjithmonë di të bëjë diferencën me projektet që sjell. Për shkak të këngëve, por edhe anës së karakterit që vetë na ka treguar, e kemi portretizuar si vajza moskokëçarëse dhe e fortë.

Megjithatë, edhe këngëtarja duket të ketë momentet e saja të dobëta, e sidomos kur bëhet fjala për prindërit. Ronela fatkeqësisht e ka humbur të atin vite më parë, duke pësuar kështu një nga momentet më të vështira në jetën e saj, sikundër ka treguar ajo në intervista.

Orët e para të mëngjesit të sotëm autorja e hitit “Lage” ka ndarë një video shumë të ndjerë në Instastory, ku shfaqet duke udhëtuar me makinë teksa në sfond dëgjohet kënga e Eneda Tarifës “Ëndërrat do t’i marrë me vete”.

“Je ëngjëll ti je drita ime Babi”- ka shkruar Ronela krah videos.

Shpërndaj me

Loading...