“Corriere dello Sport” raporton se Napoli ka vendosur në lidhje me të ardhmen e Elseid Hysajt.

Skuadra italiane e ka vënë në shitje që të nxjerrin sa më shumë të ardhura në këmbim të tij. Mbetet të shohim se ku do të shkojë Hysaj, teksa verën e shkuar kishte një ofertë nga Atletiko Madrid.

Gjithsesi madrilenët morën Tripien dhe mbetet për tu parë nëse Simeone ka akoma interes për Hysajn.

“Corriere dello Sport” shkruan se Mario Rui do të qëndrojë me Napolin dhe shihet si një lojtar, i cili ka më shumë se Hysaj për të dhënë në ekipin e Gatuzos. Ai tashmë ka fituar besimin e tifozëve dhe drejtuesve, duke fituar duelin edhe me Elseid Hysajn.

Shpërndaj me

Loading...