fbpx

Mediat franceze kanë filluar ta lidhin yllin portugez të Juventusit, Kristiano Ronaldo me një kalim të mundshëm te skuadra e Paris Sen Zhermeni.  Ronaldo thuhet të jetë i nevrikosur me progresin që Juve ka shënuar në Ligën e Kampionëve. Thuhet se CR7 është gati të shkojë për ta ndihmuar një tjetër skuadër që tradicionalisht ka ngecur në këtë garë.

Horhe Mendes, agjenti i Kristiano, thuhet se do të takohet me drejtorin sportiv të PSZH-së, Leonardo, për të diskutuar opsionet. Mbetet të shihet nëse PSZh do të mund t’i sigurojnë Ronaldos gjërat e duhura për ta transferuar në Ligue 1.

Shpërndaj me

Loading...