Sipas të përditshmes italiane, “Corriere dello Sport”, Milot Rashica është përgjigjur pozitiv kërkesës së skuadrës së Napolit dhe drejtorit sportiv të kësaj skuadre Kristiano Xhiuntoli, i cili ka monitoruar Rashicën nga viti 2016. Napoli e ka pëlqimin e lojtarit, i cili i ka shënuar 10 gola dhe i ka dhuruar gjashtë asiste në 27 ndeshje për klubin gjerman dhe tani i mbetet vetëm të arrijë marrëveshje me klubin e tij, Verderin. Nga ana tjetër drejtori sportiv i Verder Bremenit, Frank Bauman, mohoi se ndonjë klub i ka trokitur në derë për shërbimet e 23-vjeçarit.

“Nuk kemi pasur kontakte me asnjë klub. Askush nuk na ka kontaktuar. Nuk ka asgjë specifike”, tha mes tjerash Bauman për mediat gjermane.

Milot Rashica është ende në kërkim të golit në Bundesligë në vitin 2020, ndërsa goli I funidt ishte në humbjen 1-6 nga Bajern Munihu, në muajin dhjetor.

Shpërndaj me

Loading...