Mediat vendor raportojnë se trajneri aktual i Skendërbeut, Ilir Daja, do të ulet në pankinën e skuadrës së Shkëndijës në sezonin e ardhshëm dhe do të zëvëndësojë Ernest Gjokën. Së bashku me trajnerin Daja, në Tetovë, pritet të zbarkojë edhe 23 vjeçari Eraldo Çinari. Sipas “sportmedia.mk”, skuadra tetovare dhe Çinari janë në biseda të avancuara dhe pritet vetëm zyrtarizimi i bashkëpunimit të ri, me çka Shkëndija do të forconet ehde më shumë sulmin e vet. Skuadra kuqezi pritet të paguajë një shumë të konsiderueshme për të marrë kartonin e Çinarit, i cili aktualisht ka edhe një vit kontratë me Partizanin.

Shpërndaj me

Loading...