Mesfushori Brazilian, Artur Melo, zbarkoi në aeroportin “Caselle” në Torino me një aeroplan privat të shtunën vonë në mbrëmje. Sipas gazetës spanjolle Sport, ai u shoqërua nga anëtarët e familjes së vet dhe nga ish-drejtori sportiv i Barcës, Roberto Fernandez. Melo do ta kompletojë kalimin në Juventus në vlerë 70 milionë euro, derisa Miralem Pjaniç do t’i bashkohet Barçës për një shumë shtesë prej 10 milionë euro. “Sky Sport Italia” raporton se Arthur do t’i fitojë deri në 7 milionë euro në vit në Juventus, përfshirë bonuset nga paraqitjet e tij.

Juve dhe Barça po nguten për ta kryer këtë marrëveshje para 30 qershorit, në mënyrë që të llogaritet si ujdi e bërë brenda vitit financiar 2019/20. Të dy futbollistët do t’i përfundojnë sezonet me klubet e veta të tanishme dhe nuk do t’u bashkohet klubeve të tyre të reja deri në fillim të sezonit 2020/21.

Shpërndaj me

Loading...