Skuadra e Mercedsit në Formula 1, nuk kanë përjashtuar mundësinë për angazhimin e Sebastian Fetel në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e Mercedesit kanë dhënë këtë hipotezë në bazë të kontratave që u skadojnë pilotëve aktual, Luis Hamilton dhe Valteri Botas.

“Dikush prej Hamiltoni dhe Botasit mund të vijë dhe të thotë se nuk do të vozisë më për ne, pastaj ne duhet të gjejmë dikë. Andaj në këtë moment nuk mund të them se Feteli nuk ka mundësi të vijë”, ka dekalruar drejtori i Mercedesit, Toto Volf.

Shpërndaj me

Loading...