E përditshmja ‘Mundo Deportivo’ ka zbuluar se kur do të hapen merkatot verore në top 5 ligat evropiane të futbollit. Anglia dhe Franca do të jenë dy vendet e para që do të hapin merkaton, duke filluar më 10 qershor.

Spanja dhe Gjermania do të veprojnë njësoj, por do ta bëjnë këtë gjë pak më vonë, duke filluar kështu më 1 korrik. Gjermania do të mbyll merkaton për Bundesliga më 31 gusht.

Franca e Anglia do të jenë të hapura deri më 1 shtator. Merkatoja këtë vit pritet të jetë pak më ndryshe, me skuadrat që më shumë do të tentojnë të shkëmbejnë lojtarët.(Lajmi.net)

Shpërndaj me

Loading...