Argjentinasit Lionel Mesi i mungojnë vetëm 3 gola që të kalojë pragun e 700 golave. Nga futbollistët aktiv, vetëm Kristiano Ronaldo ka arritur që të shënojë mbi 700 gola në karrierë në 1000 ndeshje. Messi, gati 3 vjet më i ri se CR7, gjithashtu ka rekord mbresëlënës, me 697 gola në 856 ndeshje dhe është vetëm tri gola larg për të kapur shifrën e 700 finalizimeve. Nga këto 697 gola, Messi 627 i ka shënuar me fanellën e Barcelonës në 718 paraqitje, derisa 70 me Argjentinën në 138 paraqitje.

Shpërndaj me

Loading...