Rej Manaj do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës B. Shqiptari kishte një problem në vesh dhe nuk udhëtonte dot me avion dhe besohet se sot do të jetë në gjendje të fluturojë dhe ditën e nesërme do të jetë në Barcelonë. Lojtari i kombëtares fillimisht do të kryejë vizitat mjekësore, më pas do të firmosë dhe prezantohet zyrtarisht te skuadra katalanase.  Manaj la ekipin e Albacetes për të firmosur me ekipin e dytë të Barçës. Një lëvizje e çuditshme, pasi zbret një kategori më poshtë. Barcelona po lufton për t’u ngjitur në Ligën e Dytë dhe Manaj shihet si një përforcim me shumë vlera.

Shpërndaj me

Loading...