fbpx

Ndryshimet e mundshme të metodologjisë për zgjerimin e BE-së, përplasin pushtetin dhe opozitën. Pasi kryeministri Zoran Zaev, një ditë më parë në rrjetet sociale shkroi se Metodologjia e re e BE-së mund të zhvillohet paralelisht edhe me zgjerimin, nga VMRO-DPMNE deklarohen se vendit i duhen reforma reale. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev, deklaroi se pa plotësimin e reformave dhe kritereve të cilat BE i kërkon, nuk mund të shpresohet në anëtarësimin në BE.

Kjo është ajo që vazhdimisht e themi dhe punojmë. Për fat të keq të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, u ndodhi ajo që ndodhi, qytetarët u ndëshkuan për shkak të politikave të gabuara të Zaevit dhe Qeverisë. Për fat të keqe për këtë morëm konfirmim edhe nga liderët e BE-së se me reforma vetëm në letër, pa zbatimin e të njëjtave, nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane”-tha Igor Janushev, VMRO-DPMNE.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, para anëtarëve të partisë në Strugë, u shpreh se mos-marrja e datës nuk duhet të sjellë dëshpërim. Ahmeti shtoi se reformat në vend duhet të vazhdojnë.

Edhe vetë Evropa e gjykoi si akt të turpshëm historik mospranimin e vendit tonë dhe të Republikës së Shqipërisë. Vetë Evropa e bëri kualifikimin. Por ama tek ne nuk duhet të shndërrohet në dëshpërim sepse vazhdojmë me rrugën, vazhdojmë me proceset, vazhdojmë me reformat në vend”-pohoi Ali Ahmeti, BDI.

Simonida Kacarska, nga Instituti për politikë evropiane, vlerëson se përderisa në BE është hapur debat për alternativat e raja për anëtarësim, vendi duhet të punojë me partnerët evropian për të bindur Francën.

Nga kjo pozitë na përshtatet që të kontribuojmë në atë se në cilën mënyrë do të ndryshohet ai proces, por me qëllimin përfundimtar që përsëri të jetë anëtarësim në Bashkimin Evropian me të gjitha obligimet dhe të drejtat që ajo i sjell.//Ne patjetër të mësojmë të funksionojmë paralelisht në disa nivele. Patjetër të dëshmohet se reformat vazhdojmë dhe nuk ka ngecje, të dëshmojmë rezultate të prekshme. Njëkohësisht duhet të lobojmë me partnerët tonë në BE, posaçërisht në informimin e Francës që të ndikohet që fundi i këtij procesi të jetë anëtarësim”-pohoi Simonida Kacarska, IPE.

Kryeministri Zoran Zaev, në profilin e tij në FB, një ditë më parë ka shkruar se ka argumente të mjaftueshme që presidenti francez të shohë se “Metodologjia para zgjerimit” mund të transformohet në “zgjerim bashkë me ndryshimin e metodologjisë”.

Mefail Ismaili

Shpërndaj me

Loading...