fbpx

Dy ditë më parë, çifti Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u kthyen në kryefjalën e rrjetit, pasi ndanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram videon super të veçantë ku kishin zbuluar gjininë e bebushit.

U mësua se bukuroshja shqiptare do të sjellë në jetë një djalë dhe tashmë të dy po fluturojnë nga gëzimi!

 

View this post on Instagram

 

We are having a BABY BOY !!! 💙 Baby Kindl coming #march2021❤️😍

A post shared by Aferdita Dreshaj Kindl (@aferditadreshaj) on

Në postimet e saj në InstaStory, Afërdita ka ndarë të tjera pamje nga festa e gjinisë së foshnjës, ndërsa ka hapur edhe zemrën me ndjekësit e saj.

Ajo tregon si e ka përjetuar këtë ndjesi kaq të veçantë dhe shkruan se së bashku me Jakub, mezi po presin të bëhen prindër.

“Duam të marrim një moment për të falenderuar secilin prej jush për të gjitha mesazhet e bukura që kemi marrë. Jemi shumë të lumtur për këtë udhëtim të ri dhe akoma më të gëzuar që e ndajmë me ju. Mezi po presim të jemi prindër të të voglit tonë që është duke ardhur!”- janë fjalët e saj plot emocion krahas fotos.

Shpërndaj me

Loading...