Zëvendës ministrja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska theksoi se video incizimet nga kafeneja ku pretendohet se po qëndronte kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski janë konfiskuar dhe se për momentin Prokuroria po kryen ekspertizën për të vërtetuar praninë e personave brenda kafenesë, në kundërshtim me masat mbrojtëse nga Covid-19.

“Duke marrë parasysh se ka dyshime se janë shkelur masat për mbrojtje, respektivisht vepra penale mosrespektim i masave për mbrojtje nga pandemia është njoftuar prokurori publik, i cili ka urdhëruar konfiskimin e mjetit për regjistrimin e video kamerave për siguri të objektit. Pas urdhrit, pronari ka deklaruar se DVD-R është vjedhur, por që nuk mban mend se kurë. Për këtë është njoftuar prokurori i cili në koordinim me gjykatësin ka dhënë urdhër për bastisje të objektit nga ku edhe është gjetur mjeti dhe i njëjti është konfiskuar. Për momentin po kryhet ekspertizë, me qëllim që të vërtetohet prania e personave në objekt”, tha mes tjerash zv/ministrja Sllavjanka Petrovska.

Shpërndaj me

Loading...