Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën për shtyp pranoi se mes liderëve ekziston kanal komunikimi për datë të zgjedhjeve me konsensus. Megjithatë ai nuk komentoi 5 korrikun si datë të propozuar. Sipas tij, data duhet sillet me konsensus dhe se partia e tij nuk tërhiqen nga ky qëndrim. Nëse data e zgjedhjeve sillet pa pëlqimin e VMRO-së, Mickoski theksoi se opozita i uron fat pushtetit në zgjedhje. Ai në asnjë përgjigje nuk potencoi bojkotimin e procesit zgjedhor.

Shpërndaj me

Loading...