Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij përmes   videos tha se situata me Korona virusin është alarmante dhe se qeveria nuk ka plan si të ballafaqohet me te. Ai nga Qeveria kërkoi masa të qëndrueshme dhe konkrete.

Teza që virusi dobësohet në veprimin e tij është e rrezikshme. Teza e tillë shkencore ende nuk është provuar. Edhe më i rrezikshëm është pretendimi se qeveria ka kontroll dhe i di vatrat. Numri i të infektuarve nuk e konfirmon këtë. Kjo nuk është kokëfortësi politike por realitet i hidhur që paguhet me jetët e njerëzve. Nevojitet strategji e jo PR i qeverisë ku nuk japin përgjigje për pyetjet. Ndërsa  katastrofa në shëndetësi reflektohet në ekonomi- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Shpërndaj me

Loading...