fbpx

Në mediat italiane ka filluar që tani kërkimi për teknikun e radhës të Milanit, pasi që Stefano Pioli nuk ka sjellë kthesën e dëshiruar, pavarësisht fitores së fundit në kampionat. Milani duket do të kalojë një tjetër sezon mes vuajtjeve e do të mbeten jashtë pjesëmarrjes në Europë në mbyllje të tij. Emri që qarkullon më shumë në ambientet e klubit është ai i Paulo Sousa, një prej atyre që ishin në listë edhe para se të firmosej me Piolin. Portugezi, i cili si futbollist ka qenë pjesë e Juventusit dhe Interit, do të ishte gati të ulej në pankinë, për të shënuar kthimin në Itali ku ka drejtuar më parë skuadrën e Fiorentinës nga viti 2015, në vitin 2017. Ai aktualisht drejton ekipin e Bordo në Francë, por në verë do të ishte gati për të ndërruar përsëri klub.

Shpërndaj me

Loading...