Dominik Szoboszalai është objektivi i merkatos për Milanin këtë verë, me kuqezinjtë që kanë nisur negociatat me austriakët e Salzburgut, të cilët kanë pronësinë e kartonit të futbollistit 20-vjeçar. Hungarezi është pjesë e skuadrës së parë austriake prej 3 sezonesh, por së fundi ka shpërthyer në lojë, duke u shndërruar në një titullar fiks dhe në 41 ndeshje në kampionat me Salzburgun, ka shënuar 10 gola. I cilësuar si një nga mesfushorët më premtues dhe që ka pëlqimin maksimal të trajnerit gjerman Ralf Rangnick, Szoboszalai vlerësohet rreth 20 milionë euro nga austriakët, shifër kjo tërësisht brenda parametrave të Milanit. Për më tepër, mesfushori u përshtatet fiks politikave të klubit kuqezi, që synojnë të afrojnë të rinj me perspektivë, ashtu siç kanë vepruar kohët e fundit me emra si Theo Hernandez, Rafael Leao, etj.

Shpërndaj me

Loading...