fbpx

Skuadra e Milanit ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropa, pas fitores 1:4 në transfertë ndasj  Sampdorias, në kuadër të xhiros së 37-të. Milan e nisi mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 4’, me anë të Zlatan Ibrahimovic. Ndërkohë në vazhdim, ‘rossonerët’ vazhduan me të njëjtën ritëm, duke shënuar edhe dy gola të tjerë me autor Hakan Çalhanoglu (52’) dhe Zlatan Ibrahimovic të shënonte për 0-3, në minutën e 58’.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Kristofer Askildsen, në minutën e 87’, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Rafael Leao, duke shënuar në minutën e 92’, për 1:4. Me këtë fitore, Milan numëron 64 pikë, duke siguruar pozitën e gjashtë.

Shpërndaj me

Loading...