Milani ka fituar një ndeshje të madhe ndaj Juventusit me rezultatin 4-2. Ekipi I Milanit ka kthyer rezultatin, pasi ishte në disavantazhin e dy golave në sfidën kundër torinezëve. Ishte një ndeshje mjaft interesante, pasi 6 golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë.

Rabiot zhbllokoi rezultatin me një supergol në minutën e 47′, ndërsa Ronaldo dyfishoi në të 53′ pas një gabimi të madh të “Djallit”.

Milani nisi kthesën e madhe, pasi Ibrahimovici shënoi me penallti në minutën e 62′, ndërsa Kesie barazoi 4 minuta më vonë, për t’i vendosur vulën mendoi Leoa që në të 67′ ktheu rezultatin për 3-2. Vulën ia vendosi Rebic me golin e 4-2.

Milani mori 3 pikë të arta në garën për Liga Europa, duke u pozicuar në vendin e 5-të të Seria A, para përballjes me Napolin më 12 korrik. Ndërsa Juve vazhdon kryesimin e qetë, pas humbjes së Lazios dhe Interit.

Shpërndaj me

Loading...