Pas disa përpjekjeve, Antonio Milloshoski vendosi të merrte njoftimin nga Prokuroria se hetimi për lëndën i “Pushtetshmi” ka përfunduar. Deputeti i VMRO – DMPNE-së, konfirmoi për Alsat se ai e mori njoftimin dhe se avokatët e tij do t’i rishikojnë dëshmitë e ofruara brenda afatit të përcaktuar nga 15 ditë. Nëse Miloshoski do të shmangte edhe këtë herë njoftimin, Prokuroria do të kishte njoftuar në tabelën e buletinit se hetimi për lëndën i “Pushtetshmi” kishte përfunduar, sepse deputeti kishte qenë i pakapshëm për korrierët disa herë.

Juristët e Milloshoskit thanë për ALSAT se ata do të shqyrtojnë dëshmitë vetëm pasi të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme. Milloshoski është i dyshuari i parë në rastin i “Pushtetshmi” në të cilin dyshohet se si deputet, ai ka përdorur ndikimin e tij që babai i tij të marrë pronë nga komuna e Makedonski Brodit, me një çmim të lirë. Hetimi i lëndës i “Pushtetshmi” është ndër të paktat raste të PSP-së që kanë përfunduar.  Prokuroria nuk u përgjigj në pyetjet e Alsat, se pse hetimet e PSP-së kanë ngecur, edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 muaj pasi ato u transferuan në prokurorinë e rregullt. Përveç prokurorëve të PSP-së, në lëndët është përfshirë edhe nga një prokuror. Por, kjo nuk ka përshpejtuar përfundimin e hetimit deri më tani. Kohët e fundit, Ruskovska e justifikoi këtë situatë me koronavirusin.

Edhe nëse lëndët janë gati, për shembull, gjë që nuk janë, por edhe nëse janë gati, një lëndë që nuk është me paraburgim, gjykata nuk na e pranon akuzën deri sa të përfundojë pandemia”-pohoi Vilma Ruskovska, shefe e Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Edhe vetë Katica Janeva në gjykatë pretendoi se hetimet e PSP-së kishin përfunduar. Alsat, duke cituar burime nga prokuroria, dy muaj më parë njoftoi se hetimet e “Poshtenska Banka”, “Aktor”, “Regjistrimi” dhe “Drumarina” janë afër përfundimit, por ende nuk kanë epilog. Sipas ligjit të ri për gjykim, në këto lëndë nuk do të përdoren bombat si dëshmi.

 Igor Stefanovski

Shpërndaj me

Loading...