fbpx

Milot Rashica pritet të jetë futbollist i ri i Laipcigut, në sezonin e ardhshëm. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ylli kosovar ka arritur marrëveshje personale me skuadrën që sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Kampionëve.

“Milot Rashica ka arritur marrëveshje personale me Lajpcigun. Muajin e kaluar ai është takuar edhe me trajnerin e Lajpcigut, Julian Nagelsmann, i cili ia ka bërë të qartë që e ka në plane për sezonin e ardhshëm. Tashmë, mbetet vetëm pajtimi mes dy klubeve (Verder Bremen – Lajpcig) për shumën e transferimit. Së shpejti, do ta shohim Rashicën në Ligën e Kampionëve,”  ka shkruar Sadiku.

Ditëve të fundit është raportuar se Verder Bremen ka refuzuar ofertën prej 18 milionë euro për Rashicën nga Lajpcigu. Verderi kërkon 25 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin nga Vushtrria.

Shpërndaj me

Loading...