fbpx

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë pritur futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i cili ndodhet për pushime në vendlindje. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ndihmëstrajneri i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha. Me këtë rast drejtuesit e FFK-së e përgëzuan Milotin për paraqitjet e mira në Bundesligë në edicionin e sapo përfunduar, teksa uruan që ai të realizojë një transferim dhe kontratë sa më të mirë gjatë kësaj vere.

Në anën tjetër, Rashica u shpreh falënderues për pritjen dhe për kushtet fantastike që i ka krijuar presidenti Ademi dhe FFK për ekipin kombëtar.

Miloti tutje theksoi se rezultatet e ekipit janë të lidhura me organizimin dhe kushtet optimale që janë krijuar dhe shprehu shpresën se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë së bashku në korrjen e sukseseve të reja. /FFK/

Shpërndaj me

Loading...