Ministria e Shëndetësisë në Rusi i ka dhënë leje Federatës së Futbollit që të zhvillohen ndeshjet e kampionatit rus me tifozë të pranishëm në stadium, për dallim nga shumica e vendeve të tjera në botë. Ky vendim thuhet se u mor pasi që klubet kanë pësuar dëme financiare, shkaku i krizës së sjellë pandemia “Covid 19”.

Në fazën e parë pas rinisjes së kampionatit, klubet ruse do të lejojnë tifozët vetëm sa për ta mbushur 10 për qind të kapacitetit të stadiumit. Klubet do të duhet të vendosin vetë se si ti shpërndajnë tifozët nëpër tribuna, pasi që kjo varet nga kapaciteti i secilit stadium.

Shpërndaj me

Loading...