fbpx

Verder Bremen siguroi mbijetesën në Bundesligën e Gjermanisë, pasi që në përballjen kthyese të plej offit për mbijetesë, u ndal në barazim 2-2 në terrenin e Hadenhajmit. Ndeshja e parë u mbyll me barazim pa gola dhe rregulli i golit si mysafirë e ndihmoi Verderin të siguronte qëndrimin në Bundesligë. Mysafirët  kaluan në epërsi me autogolin e Norman Teuerkaufit në minutën e 3-të.

Në sfidën e barazpeshuar, vendasit barazuan në 5 minuta para mbylljes së takimit dhe kishin mjaft kohë për të kërkuar edhe golin e dytë. Mirëpo skuadra mysafir arriti të realizonte pasi Augustinson shënoi në kohën shtesë për të shuar të gjitha shpresat e vendasve, për një fitore të mundshme. Deri në fund, Heidenheim barazoi rezultatin falë një penalltie të konvertuar në gol nga Kleindienst në minutën e 7-të të kohës shtesë. Këtë përballje për 80 minuta ishte në fushë edhe ylli kosovar Milot Rashica.

 

 

Shpërndaj me

Loading...