fbpx

Nëse marrim datën, vendi do të fillojë negociatat për kapitujt 23 dhe 24 e që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës. Njohësit e çështjeve evropiane thonë se ky është një proces që zgjat të paktën një dekadë duke pasur parasysh faktin se negociatat zhvillohen për 35 kapituj.

Ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë i cili, nëse i marrim shembujt e Serbisë dhe Malit të Zi do të zgjasë të paktën 10 vite, në të cilat duhet të kryhen reformat e domosdoshme në sferat e ndryshme dhe pastaj të vihet deri në momentin ku do të bëhet shpallja e asaj se i kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe të mund të nënshkruajmë marrëveshje për anëtarësim”-tha Simonida Kacarska, EPI.

Vendimi eventual i liderëve evropian që Maqedonia të mos marrë datë, sipas Kacarskës do të ndikojë që qytetarët e Maqedonisë të humbin besimin tek BE-ja.

Ne kemi pasur momente vitet e kaluara ose para një dekade, kur pjesa dominuese e popullatës nuk ka besuar në BE për dallim prej atyre që besonin. Proceset euro-integruese vetëvetiu duhet ti ndihmojnë një vendi të bëjë reforma për sundim të së drejtës”-pohoi Simonida Kacarska, EPI.

Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane shton se reformat nuk duhet të bëhen sepse i kërkon Brukseli por sepse ato i nevojiten vendit tonë.

Mefail Ismaili

Shpërndaj me

Loading...