fbpx

Gara e Moto GP në Brno solli shumë befasi, ndërsa më e madhe ishte fitorja e Brad Binder nga skuadra “KTM”. Kjo është fitorja e parë për jug-afrikanin Binder, i cili prapa vetes la pilotin italian, Franko Morbidelli, ky i fundit që sot regjistron podiumin e parë në karrierë. Garë të mirë bëri edhe Zarco, i cilinisi garën nga vendi i parë, por nuk ruajti avantazhin.

Zarko pati një përplasje me Pol Espargaro, kur ky i fundit edhe doli nga gara. Komisioni dënoi me pikë/penallti pilotin Italian, një vendimi që më vonë pastaj u kontestua edhe nga ish ylli i Moto GP, Kejsi Stoner.

Shpërndaj me

Loading...