Për shumë si ata, ndarjet nuk i ndajnë në të vërtetë. Jo vetëm sepse Loredana dhe Mozzik janë prindër të një vajze, por edhe sepse, si dy këngëtarë të suksesshëm, kanë pasur bashkë shumë ture muzikore e bashkëpunime të suksesshme, të cilat publiku vazhdon t’I dëgjojë e t’I kërkojë.

Me sa duket, ky vit i ri ka ardhur me një frymë të re për dy ish-bashkëshortët. Nga sa është mësuar nga kalendarët e tureve të tyre, edhe 2020-a ka të përfshirë disa koncerte në qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Në fakt, pak muaj më parë, pasi konfirmoi ndarjen me reperin, vetë Loredana pranoi se ata të dy do t’i vazhdojnë turet muzikore dhe, siç shihet, kjo është vërtetuar edhe nga datat e kalendarit të cilat tashmë janë bërë publike.

Bashkëpunimi profesional i dy artistëve, në fakt, është ndjekur me shumë interes nga fansat e dy këngëtarëve, por edhe nga simpatizantët që presin një bashkim të mundshëm të Loredanës dhe Mozzik-ut.

Shpërndaj me

Loading...