fbpx

Biznesmeni Ljupço Paleski është sulmuar nga dy persona me mjete të metalit, njofton MPB. Ashtu edhe siç informuam më herët sulmi ka ndodhur në afërsi të qendrës Bunjakovec në Shkup, në afërsi të shtëpisë së biznesmenit.

“Sot rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën “Zllatko Shnajder” nga ana e dy personave, të cilët kanë qenë me motoçikleta është sulmuar Lj.P. Po punohet për zbardhjen plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Sipas informacioneve të fundit Paleski është shtrirë në një spital privat në Shkup.

Shpërndaj me

Loading...