fbpx

Dua Lipa është përfshirë sërish në listat e MTV EMA Awards dhe këtë vit është një nga artistët më të nominuar në disa nga kategoritë më të rëndësishme. Artistja me origjinë shqiptare është nominuar në kategorinë “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best Act” për zonën e Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Ndërkohë listën e nominimeve e kryeson Lady Gaga me 7 të tilla. Artistja ndiqet nga grupi BTS dhe Justin Bieber me nga 5 nominime secili. Ceremonia ndërkombëtare e çmimeve këtë vit ka shtuar disa kategori të reja si “Best L:atin”, “Video for good” dhe “Best Virtual Live”.

Doja Cat dhe YUNGBLUD së bashku me disa artistë të tjerë do të konkurrojnë këtë vit për çmimin “Best New Artist”. Spektakli i ndarjes së çmimeve pritet të zgjasë 2 orë dhe do të transmetohet në mbarë botën në MTV Internationally në 8 nëntor. Ndërsa fansat e artistëve do të kenë mundësi të votojnë deri në 2 nëntor.

Shpërndaj me

Loading...