fbpx

Mediat katalane po vazhdojnë të vënë dyshime rreth intervenimeve të teknologjisë “VAR”, të rastet e dyshimta që lindin gjatë ndeshjeve të Real Madridit. Shumë e ashpër është treguar “Mundo Deportivo”, e cila e cilëson “VAR”-in, si një aleat i Real Madridit.

 

“VAR, aleati i Real Madrid. Vendimet e gjyqtarëve, përsëri protagoinst në një tjetër fitore për Madridin, këtë herë kundër Getafe. Në pesë nga gjashtë fitoret e tyre pas pushimit në ligë, ka pasur polemika. Fitoret e Real Madridit me polemika të gjyqtarëve janë në rrugën e duhur për t’u bërë një dukuri e rregullt në këtë kampionat ekspres,” shkruan Mundo Deportivo.

Kjo media pretendon se “VAR” ka mundur të akordojë penallti në minutën e 35’ të ndeshjes Real Madrid – Getafe, pas një ndërhyrje të Dani Karvahallit ndaj Olivera.

Real Madrid mposhti Getafen 1:0, me një gol të shënuar nga Ramos, nga penalltia në minutën e 79.

Shpërndaj me

Loading...