Për shkak të mos posedimit të testeve mjekësore për “Covid 19” nga ana e futbollistëve të Vardarit të Forinës dhe Shkëndijës së Tetovës, ndeshja miqësore mes këtyre dy klubeve, është anuluar. Një gjë e tillë është kërkuar nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, e cila të gjitha skuadrave u ka dërguar protokoll për mbarvajtjen e ndeshjeve miqësore. Duke pasur parasysh se futbollistët e të dyja skuadrave nuk posedojnë teste mjekësore për “Covid 19”, me marrëveshje të dyanshme, KF Vardari dhe KF Shkëndija, kanë vendosur që të anulojnë të njëjtën. KF Vardari gjatë ditës së nesërme pritet të ju nënshtrohet testeve për “Covid 19”, ashtu që kjo skuadër pritet të jetë e gatshme për tu përballur të martën që vjen me ekipin tjetër tetovar, Renovën

Shpërndaj me

Loading...