fbpx

Trajneri i Totenhamit, Hoze Murinjo ka theksuar se zënka fizike mes shokëve të skuadrës, Hugo Lloris dhe Heung Son-Min, në fitoren 1-0 ndaj Everton, të hënën ishte ‘e bukur’. Në fundin e 45 minutëshit të parë, Riçarlison kishte raste të mira shënimi, çka e nervozoj tejmase portierin francez, Hugo Loris, i cili duket se u kap me Heung Son Min.

Dhe kur u pyet për mendimin e tij për incidentin, Mourinjo tha: E bukur. Kjo është ndoshta pasoja e takimeve tona. Nëse doni të fajësoni dikë për këtë, unë jam. Unë isha kritik ndaj djemve të mi sepse ata nuk janë, për mendimin tim, mjaft kritik ndaj vetes ose njëri-tjetrit”.

Trajneri portugez vazhdoi që të elaborojë atmosferën në klub dhe në mesin e futbollistëve të Totenhamit.

“Unë u kam kërkuar që ata të jenë më kërkues. Unë u kam kërkuar atyre që të kërkojnë më shumë nga të tjerët. Unë i kam kërkuar që ata të bëjnë kolegët e tyre dhe presionin e frymës së ekipit që ju duhet të jepni gjithçka për të gjithë”, vazhdoi portugezi.

Ndryshe Totenhami arkëtoi 3 pikë, falë një goli nga Majkëll Kejn.

Shpërndaj me

Loading...