Në kohën e pandemisë “Covid 19” janë shfaqur fotografitë nga stërvitja e trajnerit të Totenhamit , Hoze Mourinho me tre lojtarët e tij, në një park, në veri të Londrës. Është raportuar të martën se trajneri portugez ka zemëruar klubin, pasi është parë duke mbajtur një seancë stërvitore në veri të Londrës.

Trajneri Murinjo ishte parë me Davinson Sançez, Rajan Sesinjon dhe Tangaj Ndombele, të gjithë që jetojnë pranë parkut, dhe duke injoruar plotësisht rregullat për distancimin shoqëror.

Tani pritet një reagim i klubit londinez, të cilët janë befasuar nga ky veprim i trajnerit dhe lojtarëve të tyre.

Shpërndaj me

Loading...