E përditshmja spanjolle “Marca” ka nisur një iniciativë ku i kërkon trajnerëve apo lojtarëve të “stilojnë” një formacion me 11-tëshen më të mirë me ata që kanë stërvitur apo që kanë luajtur.

Këtë sfidë e ka pranuar edhe Hoze Murinjo, teksa tekniku portugez ka habitur jo pak në përzgjedhjen e tij teksa ka përfshirë në formacion vetëm një futbollist të Interit.

Luzitani ka fituar tripletën e famshme me zikaltërit dhe ka kaluar një periudhë të suksesshme, por në 11-tëshen e tij ka vend vetëm për Havier Zanetin.

Në formacion ka përfshirë edhe Kristiano Ronaldon, patriotin e tij me të cilin pati disa konflikte në kohën e Real Madrid.

Murinjo ka vedosur për 11-shen: Çeh,  Zaneti, Karvaljo, Teri, Galas, Lampard, Makelele, Ozil,  Hazard,  Drogba dhe Kristiano Ronaldo.

Shpërndaj me

Loading...