fbpx

Ekipa e Bajerni Munihut me fitore ndaj Seviljës, me 2-1, për herë të dytë në historikun e vet arkëtoi titullin e SuperKupës së Evropës. Bavarezët në kohën shtesë thyen rrezistimin e Seviljës , ndërsa në qendër të vëmendjes ishte Tomas Myler, që vendosi një rekord të ri në futbollin gjerman, po edhe u shpall futbollisti i finales së zhvilluar në Budapestë.

Sulmuesi i Bajernit u bë futbollisti me më shumë trofe, duke regjistruar titullin e 26 në karrierën e vet. Prej tyre 25 tituj, i ka fituar me Bajern Munihun dhe një me kombëtaren e Gjermanisë. Në listën e futbollistëve me më shumë trofe, Miler ndan vendin e parë me Bastian Shvajnshtajgerin e pensionuar, me 25 trofe.

Shpërndaj me

Loading...