Nënkampioni aktual I Italisë, Napoli do të dhurojë 32 tonë të ushqimit për banorët e Napolit, të cilët janë të goditur me pandeminë “Covid 19”.

Disa klube, si Juventus, Roma , Inter, Milan e të tjerë kanë nisur aksionet humanitare, me qëllim që të ndihmojnë qytetarët e tyre që sa më lehtë të përballojnë këtë kohë të vështirë, andaj edhe Napoli ka vendosur të kyçet në këtë aksion.

Është nisur iniciativa “Charity Food”, me qëllim që të ushqehen ata familje të cilët nuk janë në mundësi që të sigurojnë ushqim në kohën e qëndrimit në izolim. Janë paraparë 32 tonë ushqim të vendosen në 1000 pako me nga 32 kg, që do të shpërndahen në rajonin e Napolit, me ndihmën e disa organizatave humanitare.

Shpërndaj me

Loading...